Sport

VIDEO/Mourinho ka humbur çdo hierarki, lojtarët zihen me njëri-tjetrin dhe nuk i binden teknikut

7 Korrik 2020, 08:19 Nga DOSJA
VIDEO/Mourinho ka humbur çdo hierarki, lojtarët zihen me

LONDËRSituata te Totenhemi kohët e fundit nuk është aspak e qetë, teksa kjo duket qartë edhe në ndeshjen ndaj Evertonit. Mourinho nuk po bën aspak mirë që kur është ulur në stolin e Spursave. Ekipi nga Londra ndodhet jashtë zonës Champions, por rrezikojnë edhe vendin në Europa Ligë, pasi vuajnë konkurencën e Arsenalit.

Ditën e djeshme skuadra e Murinhos u përballë me Evertonin, ndeshje të cilën e fituan që në pjesën e parë në shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit erdhi nga një autogol i Keane që mjaftoi për t’i dhënë tre pikët Totenhemit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Murinhoss 1-0, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë diçka tjetër.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat kanë kapur një moment kur Hugo Loris është përplasur me shokun e skuadrës, Heung Min-Son. Është dashur ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës, që sherri mos degradojë më tej.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lloris mourinho son tottenham lloris mourinho son tottenham

Sondazh

Poll