Sport

“U prishën bastet ndaj Bylisit, fituan kompanitë se pritej 4+”, Refik Halili konfirmon trukimin e ndeshjes

7 Korrik 2020, 10:13 Nga DOSJA
“U prishën bastet ndaj Bylisit, fituan kompanitë se pritej

TIRANË-Refik Halili ka folur hapur për ndeshjen me Bylisin që po hetohet për trukim. Në një lidhje live me “Procesin Sportiv”, presidenti i Tiranës është shprehur se kompanitë e basteve kanë dalë me fitim në përballjen e shumë përmendur dhe jo njerëzit e tjerë, pasi pritej që të shënohej edhe goli i katërt.

“Mua më vjen shumë keq për Tiranën dhe veten time. Kemi bërë një kampionat shembullor dhe model, të paktën për kaq vite sa kam unë. Nuk më ka pëlqyer fare loja ekipit. Mua më kanë thënë shumë njerëz se ajo kompania e basteve favorizonte golin e katërt që nuk është shënuar dhe kompania e basteve ka fituar shumë lekë.

Falë Zotit që nuk shënua ai goli, falë Zotit që Lika e priti atë penallti. Iu jap edhe nesër që ta shihni sesi favorizohej goli i katërt. Falë Zotit dhe Likës nuk është bërë ai goli i katërt që ishte qëllimi i qenëve dhe maskarenjve. Janë të gjitha tabulatet, prokuria le të hetojë, kamerat janë aty. Janë shkatërruar bastet në ndeshjen ndaj Bylisit, kanë dalë me fitim kompanitë dhe jo njerëzit”, ka thënë Refik Halili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis halili tirana bylis halili tirana

Sondazh

Poll