Sport

FOTO+VIDEO/Birra,pica dhe datëlindja e Abazaj, ja si po e festojnë futbollistët e Kukësit fitoren me Tiranën

6 Korrik 2020, 20:21 Nga DOSJA
FOTO+VIDEO/Birra,pica dhe datëlindja e Abazaj, ja si po e festojnë

TIRANË-Kukësi mposhti Tiranën dhe tani shpreson për titullin kampion pasi diferenca është 6 pikë larg. Kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat çdo gjë mund të ndodh. Një sukses i tillë duket sikur ka kënaqur stafin por edhe lojtarët të cilët në përfundim të ndeshjes, gjetën kohën për të festuar. Në një nga restorantet e kryeqytetit, lojtarët darkuan me pica dhe birra.

Në një postim në Instagram të mesfushorit Eduart Rroca, shihen lojtarët që darkojnë si një familje e madhe. Futbollistët nuk po festojnë vetëm fitoren ndaj Tiranës, por edhe sepse një nga lojtarët më kyç të skuadrës si Kristal Abazaj kishte ditëlindjen. Shokët e skuadrës e uruan sulmuesin duke i përgatitur edhe një tortë për rastin e 24 vjetorit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abazaj kukesi rroca tirana abazaj kukesi rroca tirana

Sondazh

Poll