Aktualitet

7 Korrik 2020, 11:41 Nga DOSJA

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 25-vjeçarja me iniciale E. R, pasi ka kërcënuar një 45-vjeçar, me qëllimin për t’i marrë para. Ndërkohë, janë arrestuar 27-vjeçari me iniciale E.D dhe 45-vjeçari me iniciale A.D, pasi janë kapur me drogë.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 27 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi A. D., 43 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, Kombinat, gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D. iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, ndërsa shtetasit A. D. iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike metadon. Në momentin e kapjes në flagrancë këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona arrestohet 25-vjeçarja në tiranë arrestohen 3 persona arrestohet 25-vjeçarja në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:27

TIRANË– Shoqja e Blerta Josifit, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar detaje që nuk diheshin nga e shkuara e dy vajzave në qy...

Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...