Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, 44-vjeçari arrestohet në Vlorë, gati ekstradimi drejt Italisë

7 Korrik 2020, 10:54 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për drogë,

VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një 44-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për drogë. Në pranga ka rënë A.Z., lindur në Fier dhe banues në Vlorë.

Gjykata e Brescias në Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës, ndërsa e ka shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i 44-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Vlorë Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Mesdita”. Vihet në pranga nga Policia një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit shqiptar A. Z., 44, vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Brescias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44 vjeçari në vlorë arrestohet 44 vjeçari në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...