Aktualitet

7 Korrik 2020, 10:30 Nga DOSJA

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për publikimin e emrit të tij, dhe të vëllait Robertit, të cilët rezultuan të infektuar. Ai shprehet se këtë rast do ta ndjekë në mënyrë ligjore. Ai theksoi se nuk mund të kesh besim te kriminelët që shembën Teatrin Kombëtar edhe pse kishte njerëz brenda.

Deklarata e Edmond Budinës:

“Sikundër e shikoni, unë personalisht gëzoj shëndet të plotë. Pas dy javësh i mbyllur  në shtëpi, në një burg të detyruar, nuk mund të them se nuk kam qenë i infektuar, sepse nuk kam të drejtë të dyshoj, por mënyra me të cilën emrat tanë u bënë publikë është skandaloz. Skandalet këtu në Shqipëri vazhdojnë të ndjekin njëri- tjetrin. Ky skandali jonë mbase është më i vogli i skandaleve dhe krimeve që ndodhin në këtë vend. Është skandaloze që kryeministri i një vendi merret personalisht me dy njerëz. Unë dhe Berti nuk do ta lemë me kaq, do ta ndjekim në mënyrë ligjore. Shkeljet ligjore këtu në këtë vend janë bërë të modës, dhe sa më shumë shkelje ligjore të bësh, aq më i ndëruar u duket vend këtyre, pronarëve, bejlerëve të këtij vendi, të cilët po e shkatërrojnë këtë vend.  Këta janë ca kriminelë. Përderisa ata dhanë urdhër që të shembej Teatri Kombëtar kur brenda kishte akoma njerëz, tek këta nuk mund të kesh besim, por ata duhet të përgjigjen para drejtësisë”

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina koronavirusi ne shqiperi edmond budina koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll