Aktualitet

7 Korrik 2020, 11:27 Nga DOSJA

TIRANË– Shoqja e Blerta Josifit, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar detaje që nuk diheshin nga e shkuara e dy vajzave në qytetin e Përmetit.

Në fjalën e saj, ajo ka treguar edhe për tragjedinë që u ndodhi atyre si familje, kur iu vetëvra babai. Sipas saj, ngjarja ndodhi disa ditë para mbrëmjes së maturës. 

Ne kemi ndarë 8 vite studimi, mundohej të ndihmonte nënën kur shiste në tregun e qytetit. Në gjimnaz ajo ishte një bankë para meje, ka qënë aktive, plot jetë, që e ka kaluar periudhën për humbjen e të atit. Ngjarja ndodhi 10 ditë para mbrëmjes së maturës, por me mbështetjen e familjarëve që ajo e ka deklaruar se ka pasur tezen dhe dajën mbështetje, ajo vazhdoi dhe i përfunduan studimet të dy motrat”- tha ajo, duke shtuar se “Ajo ishte përgatitur për maturën e të blinte fustanin, por ndodhi, nëna ishte një zonjë e përkushtuar për vajzat, u qëndronte shumë afër, dhe ajo periudhë kaloi. Ishte periudha kur përgatiteshim të jepnim provimet për në universitet, konkurronim në Tiranë dhe ajo fitoi universitet shumë të vështirë”- u shpreh ajo.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerta josifi vdes nene e bije ne tirane blerta josifi vdes nene e bije ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...