Aktualitet

2 të infektuar në Mirditë/ Mes tyre një mësuese gjimnazi, dyshohet se e mori virusin gjatë provimit të maturës

7 Korrik 2020, 10:38 Nga DOSJA
2 të infektuar në Mirditë/ Mes tyre një mësuese

MIRDITË- Gjatë orëve të fundit ka rezultuar të infektuar 2 persona në Mirditë. Mësohet se rastet e reja në Mirditë janë një mësuese gjimnazi dhe një djalë i ri.

Dyshohet se mësuesja e ka marrë infeksionin gjatë provimeve të maturës. Ndërkohë, djali i infektuar nuk dihet se ku e ka marrë virusin.

 

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...