Aktualitet

Bie nga karroca me rrota, gjen vdekjen 62-vjeçarja në Kuçovë, pësoi dëmtime në kokë (EMRI)

7 Korrik 2020, 11:12 Nga DOSJA
Bie nga karroca me rrota, gjen vdekjen 62-vjeçarja në

KUÇOVË- Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën një 62-vjeçare me aftësi të kufizuara në Kuçovë. Mësohet se viktima është Beruze Bejdo, e cila ra nga karroca me rrota, teksa ndodhej në ballkonin e shtëpisë së saj në fshatin Kozare.

 

Mësohet se ajo mori plagë të rënda në kokë dhe gjeti vdekjen pas mbërritjes në Spitalin e Beratit. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmuan se 62-vjeçarja kishte marrë goditje të forta në kokë dhe kishte pësuar edhe një çarje të thellë në pjesën e pasme të kokës. Kjo çarje  i ishte shkaktuar nga hekurat e karrocës me rrota, që e kishte zënë poshtë gruan gjatë rrëzimit.

Në banesën e viktimës 62-vjeçe Beruze Bejdo kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 62-vjeçarja në kuçovë vdes 62-vjeçarja në kuçovë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...