Aktualitet

Detaje nga vdekja e gruas nga Berati/ 45-vjeçarja erdhi në Tiranë për t’u kuruar, por mori virusin në spital dhe vdiq

7 Korrik 2020, 10:48 Nga DOSJA
Detaje nga vdekja e gruas nga Berati/ 45-vjeçarja erdhi në

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga 45-vjeçarja nga Berati që humbi jetën në spitalin Infektiv. Mësohet se ajo vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si astma, diabeti, tensioni dhe problemet me zemrën.

Fillimisht 45-vjeçarja ishte paraqitur në  Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë mjekim për astmën. Kur gjendja e saj u përkeqësua, ajo u nis me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku dyshohet të jetë infektuar. Edhe pse mori mjekim në spitalin Infektiv, ajo nuk mundi të fitonte betejën me COVID-19. Mësohet se gruaja jetonte në  lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, dhe la pas dy djem.

Përveç 45-vjeçares, ditën e sotme humbi jetën në spitalin Infektiv edhe një 82-vjeçar nga Kruja. Ndërkohë u konfirmuan 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...