Aktualitet

”O dajë pse shqetësohesh, çdo njeri ka bindjet e veta”/ Sejman Fejzo tregon bisedën e fundit me Anisën: Do dalim e do t

7 Korrik 2020, 11:36 Nga DOSJA
”O dajë pse shqetësohesh, çdo njeri ka bindjet e

TIRANË– Vëllai i Zhaneta Josifit, Sejman Fejzo ka deklaruar në emisionin ” Me Zemër të Hapur” se bisedën e fundit me Anisa e ka bërë 2 vite më parë. Ai tregoi se me Anisën ishte takuar në janar të vitit 2018 dhe kjo e fundit  i kishte thënë se kishte besimin e saj. Fjezo shtoi më tej se kohët e fundit motra dhe vajzat e saj nuk vinin as në dasma, gëzime apo hidhërime.

“Anisa ka punuar, por me shkëputje. Zhaneta ka punuar deri në kohën e pandemisë. Unë kam shkuar kur kishte hyrë brenda çupa, kam vajtur dhe e kam nxjerrë nga dhoma, si jam zënë me motrën dhe vajzën tjetër. Ka ardhur në dhomën tjetër dhe më ka thënë; “O dajë pse shqetësohet. Çdo njeri ka bindjet e tija. Neve kemi bindjet tona. Do dalim do të gëzohemi!”. Biseda e fundit ka qenë në janar të vitit 2018 me Anisën. Më pas kur shkoja më gënjenin; po lexon, po fle, po pi kafe me një shoqe. Vdekja e kunatit tim e di i gjithë Përmeti. Nuk e di se ka qenë i lidhur me këto gjëra. Ai i dha fund jetës vetëm nga sëmundja. Se di që ka qenë ashtu siç po dëgjoj. Motra dhe vajzat nuk dilnin. Nuk vinin në asnjë vend as në dasma, as në gëzime, as hidhërime.”, u shpreh Fejzo.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sekti fetar. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet horrori ne kombinat sejman fejzo zhaneta josifi horrori ne kombinat sejman fejzo zhaneta josifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:27

TIRANË– Shoqja e Blerta Josifit, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar detaje që nuk diheshin nga e shkuara e dy vajzave në qy...

Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30

TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...