Zvarriti gjyqin për Arbër Çekajn, NDËSHKOHET avokati Maks Haxhia, merr 50 mijë lekë gjobë
7 Korrik 2020, 10:51Nga DOSJA
TIRANË- Avokati Maks Haxhia është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, pasi ka munguar sërish sot në seancën gjyqësore ndaj Arbër Çekajt.
Pas shumë mungesave pa arsye në gjyq, prokurorët e dosjes kanë kërkuar nga trupa gjykuese ndëshkimin e avokatit me pretendimin se po kërkon të zvarrisë çështjen. Për mungesën e sotme, avokati nuk kishte dhënë asnjë arsyetim.
Pasi kanë marrë në shqyrtim pretendimet e prokurorëve, togat e zeza kanë vendosur të ndëshkojnë avokatin Haxhia me gjobë. Deri më tani gjyqi i Çekajt është shtyrë mbi 10 herë për mungesën e avokatëve të çështjes.
Kush është Arbër Çekaj dhe pse akuzohet?
Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekaj do të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga 45-vjeçarja nga Berati që humbi jetën në spitalin Infektiv. Mësohet se ajo vuante nga disa sëmundje bashkëshoqë...
MIRDITË- Gjatë orëve të fundit ka rezultuar të infektuar 2 persona në Mirditë. Mësohet se rastet e reja në Mirditë janë një mësuese gjimnazi dhe një djalë ...
Aktualitet 7 Korrik 2020, 10:30
TIRANË- Pas dy javësh karantinim, Edmond Budina u rikthye te sheshi i Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një videomesazhi ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për pub...
TIRANË-Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re zgjedhore, p...
SHKODËR- Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka njoftuar se është bllokuar rruga për në Theth.Nëpërmjet një postimi në Facebook ADZM-ja bën me di...
TIRANË- Një grup prej 9 personash janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi akuzohen se kanë përfituar përmes mashtrimit në rrjetin social Facebook, një s...
SHQIPËRI- COVID-19 është ende një kërcënim serioz për njerëzimin. Instituti amerikan për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit ka parashikuar se deri në muajin...
TIRANË – Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19. Numri i të prekurve dhe viktimave nga virusi po rritet dita-ditës.Teksa ndodhe...
DURRWS-Policia e Durrësit ka shoqëruar një grup klandestinës të ardhur nga lindja e mesme. Mësohet se blutë e Durrësit u vunë në lëvizje pas një telefonata nga ...