Aktualitet

I përfshirë në ekzekutimin e Hekuran Billës, Apeli lë në burg Sebastian Malin

7 Korrik 2020, 10:06 Nga DOSJA
I përfshirë në ekzekutimin e Hekuran Billës, Apeli lë

TIRANË -Gjykata e Apelit të Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, “Arrest me burg” për Sebastian Malin, një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së Hekuran Billës. Mali, i cili është edhe nipi i Viktor Markut, i cili shkrepi armën, u la në burg, pasi organet hetimore arritën të provonin rolin e tij në vrasje. Sebastian Mali dyshohet se ka përdorur të dashurën e tij, Adjola Lakra si karrem, për të nxjerrë në pritë, 40-vjeçarin. Kjo e fundit i ka raportuar malit për dy vite të gjitha lëvizjet e Billës dhe aktualisht ndodhet në burg.

Lidhja e tij në vrasjen e Billës, është faktuar edhe nga zbardhja e telefonatave mes tij dhe Lakrës. I riu gjithashtu kishte marrë një makinë me qira në Shkodër dhe mbrëmjen e atentatit po vëzhgonte viktimën.  Vetë Mali ndërkohë ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria, duke thënë se ishte gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me këtë ngjarje, janë lënë në burg, Viktor Marku, që dyshohet se ka shkrepur armën, Sebastian Mali, Adjola Lakra dhe Gjekson Pushi.

Hekuran Billa u ekzekutua më 12 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet apeli le ne burg sebastian malin ekzekutimi i hekuran billës sebastian mali apeli le ne burg sebastian malin ekzekutimi i hekuran billës sebastian mali

Sondazh

Poll