Aktualitet

Bllokohet rruga për në Theth/ ADZM Shkodër: Do të hapet ditën e nesërme

7 Korrik 2020, 10:17 Nga DOSJA
Bllokohet rruga për në Theth/ ADZM Shkodër: Do të hapet

SHKODËR- Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka njoftuar se është bllokuar rruga për në Theth.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ADZM-ja bën me dije se ditën e sotme do të jetë e bllokuar rruga Qafë Thore- Theth. Ndërkohë pritet të kjo rrugë të hapet ditën e nesërme.

“Njoftojmë të gjithë banorët e Thethit, Bogës dhe zonave përreth që kalojnë në aksin Qafë Thore – Theth se rruga Qafë Thore – Theth do të jetë e bllokuar nga dita e nesërme, e martë datë 07. 07. 2020 ora 07:00 deri ditën e mëkurën datë 08. 07. 2020 ora 22:00. Duke ju falemderuar për mirëkuptimin, ju urojmë pushime të mbara”,thuhet në njoftim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga për në theth bllokohet rruga për në theth

Sondazh

Poll