Aktualitet

FOTO-“Mizë lisi”, pamjet shokuese në kulmin e COVID-19 tek zyrat e DAR në Tiranë

7 Korrik 2020, 09:35 Nga DOSJA
FOTO-“Mizë lisi”, pamjet shokuese në kulmin e COVID-19 tek

TIRANË – Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të COVID-19. Numri i të prekurve dhe viktimave nga virusi po rritet dita-ditës.

Teksa ndodhemi në një situatë delikate, në zyrat e Drejtorisë Arsimore Rajonale e Tiranës,  janë shkëputur disa pamje shokuese, të cilat janë postuar në rrjetet sociale, nga ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi. Kjo e fundit ka akuzuar ministren e Arsimit, Besa Shahini, për dështim në marrjen e masave për regjistrimin, në mënyrë që të ruhet shëndeti i prindërve dhe fëmijëve.

Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre” -shkruan Vokshi në posimin e saj.

Nga pamjet shihet se, qytetarët qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin, duke mos respektuar distancat e sigurisë. Gjithashtu një pjesë e mirë e tyre nuk kanë as maska dhe as doreza, duke u bërë burim për transmetimin e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 74 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu u shënuan edhe dy viktima të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 81. Aktualisht në spitalin Infektiv ndodhen 81 pacientë, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tirane zyrat e dar tirane koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tirane zyrat e dar tirane

Sondazh

Poll