Aktualitet

Skenari i frikshëm/ Instituti amerikan: Deri në tetor 1,306 qytetarë shqiptarë do të humbin jetën nga COVID-19

7 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
Skenari i frikshëm/ Instituti amerikan: Deri në tetor 1,306

SHQIPËRI- COVID-19 është ende një kërcënim serioz për njerëzimin. Instituti amerikan për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit ka parashikuar se deri në muajin tetor në Shqipëri do të shënohen 1,306 viktima. Sipas IHME në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi do të shënohet në muajin shtator.

 

 

Ndërkohë, sipas ISHP-së deri më tani në Shqipëri janë infektuar  3038 persona, nga të cilët 1744 janë shëruar. Por ajo që vihet re është se javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë, duke shkuar në 81 numrin e viktimave. Sakaq janë konfirmuar 74 raste të reja. 7 pacientë tek Infektivi ndodhen në gjendje të rëndë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid-19 koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid-19

Sondazh

Poll