Aktualitet

DETAJE/ Blindohet spitali privat në Tiranë ku Agim Kajmaku po merr mjekim, efektivët e policisë i qëndrojnë tek dera e dho

7 Korrik 2020, 09:21 Nga DOSJA
DETAJE/ Blindohet spitali privat në Tiranë ku Agim Kajmaku po merr

TIRANË-Detaje të reja kanë nga arrestimit ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Mësohet se Kajmaku është paraqitur mbërmjen e djeshme në një spital privat në Tiranë, pasi ishte në gjendje të rëndë nga diabeti. Ai është shoqëruar nga avokati i tij, Isuf Shehu.

Sapo mbërriti në spital, Kajmakut iu dha ndihma e parë, por punonjësit lajmëruan Policinë. Menjëherë në spitalin privat mbërritën disa efektivë të Krimit Ekonomik dhe ata të komisariatit numër 1. Aktualisht, Kajmaku është i shtruar në spital dhe ruhet nga forcat e policisë.

 

Agim Kajmaku është arrestuar  pas thuajse një viti në arrati. Ish-kryebashkiaku i Vorës u arrestua në një spital privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë nga diabeti. Tani ai pritet të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për: falsifikim, shpërdorim detyre dhe kryerje të funksionit përtej mandatit. Gjykata për të ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim kajmaku agim kajmaku

Sondazh

Poll