Aktualitet

Do udhëtonte drejt Turqisë me 18.500 euro të padeklaruara, arrestohet 46-vjeçarja në Rinas

7 Korrik 2020, 09:10 Nga DOSJA
Do udhëtonte drejt Turqisë me 18.500 euro të padeklaruara,

RINAS– Një shtetase e identifikuar si Festime Ç.  është kapur në aeroportin e Rinasit me 18500 euro të padeklaruara. 46-vjeçarja, e cila kishte kaluar zonën e skanerit, kur iu nënshtrua një tjetër kontrolli.

Në çantë, 46-vjeçarja, e cila do të udhëtonte drejt Turqisë, i kishte fshehur mijëra eurot, të cilat nuk i kishte deklaruar në degën e doganës Rinas. Tani e reja është nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohet për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të imtësimshme evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për transfertë të paligjshme të parave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 18500 euro.

Procedohet penalisht 46-vjeçarja, poseduesja e shumës së eurove, për veprën penale Penal “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

(k.m/dosja,la)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit festime c. aeroporti i rinasit festime c.

Sondazh

Poll