Sport

Deklarata e papritur, mos vallë Klopp ka hequr dorë nga Thiago?

6 Korrik 2020, 09:21 Nga DOSJA
Deklarata e papritur, mos vallë Klopp ka hequr dorë nga Thiago?

Thiago Alcantara ka disa ditë që raportohet se nuk do të rinovojë me Bayernin. Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë në Mynih dhe ka kërkuar largimin.

Klubi i interesuar për të është Liverpool. Pas fitores 2-0 ndaj Aston Villa, trajneri Jurgen Klopp u pyet nëse kishte ndonjë të vërtetë në lajmet që e lidhin atë me ish-lojtarin e Barcelonës.

“A do të befasoheshit sikur të mos përgjigjem? Thiago është një lojtar i mirë. Mua më pëlqen shumë, ashtu si dhe disa klubeve të tjera”, u shpreh gjermani. Mos vallë kjo ishte një tërheqje? Trajneri Hansi Flick së fundmi theksoi se do të përpiqet ta bindë mesfushorin të mos largohet nga Mynihu. Ndoshta ai ia ka arritur qëllimit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp liverpool thiago klopp liverpool thiago

Sondazh

Poll