Bota

Rinis dialogu Kosovë-Serbi, Hoti dhe Vuçiç do të takohen më 12 korrik në Bruksel

6 Korrik 2020, 11:12 Nga DOSJA
Rinis dialogu Kosovë-Serbi, Hoti dhe Vuçiç do të takohen

KOSOVË–  Më 12 korrik Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeminsitri i Kosovës Avdullah Hoti do të takohen në Bruksel për dialogun.

Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në raundin e ri të bisedimeve për dialogun më 12 korrik 2020, në Bruksel.

Ky samit, që do të zhvillohet përmes një video-lidhje, ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Por ende nuk është bërë me dije se se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë samit, kryeministri Avdullah Hoti apo presidenti Hashim Thaçi.

Mbajtja e këtij samiti të Parisit dhe dialogu në Bruksel vjen pas shtyrjes të një takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Kujtojmë se takimi i 27 qershorit në Uashington u anulua më 24 qershor, pasi Zyra e Prokurorit Special njoftoi se u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe të tjerë akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.  Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut. I dërguari i Trump në Kosovë për dialogun me Serbinë, Richard Grenell  është emëruar në këtë post nga Shtëpia e Bardhë që prej 4 tetorit të 2019.

Më 24  qershor, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u akuzuan nga Prokuroria Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë sot BE-ja njoftoi edhe rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi me një takim më 12  korrik mes Vuçiçit dhe Hotit.

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi hashim thaci aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi hashim thaci

Sondazh

Poll