Bota

Izraeli lëshon satelitin e ri spiun për të monitoruar më mirë armiqtë

6 Korrik 2020, 09:28 Nga DOSJA
Izraeli lëshon satelitin e ri spiun për të monitoruar më

IZRAEL-Ditën e sotme Izraeli ka  njoftuar  nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun për të Ministria e Mbrojtjes deklaroi  se  se do të sigurojë një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e tij ushtarake.

Përgjatë kësaj kohe Izraeli ka qenë duke punuar për përforcimin e aftësive të tij të mbikëqyrjes, në mënyrë që të  monitorojnë armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh.

Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 ishte nisur më 6 korrik në orën 4 të mëngjesit.Imazhet e para nga sateliti priten pas rreth një jave. “Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front, në çdo vend”, tha ministri i Mbrojtjes Benny Gantz në një deklaratë.

Kontraktori kryesor për projektin është kompania pronësi shtetërore Aerospace Industries, ndërsa ngarkesa e satelitit u zhvillua nga firma mbrojtëse, Elbit Systems.

“Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front, në çdo vend.”- u shpreh Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz.

Ministria e Mbrojtjes e quajti Ofek 16 një satelit zbulimi elektro-optik me aftësi të përparuara. Ndërkohë nga mediat e huaja është mësuar se imazhet e para do të publikohen brenda rreth një jave.

Burimi: thejakartapost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benny gantz izrael benny gantz izrael

Sondazh

Poll