Bota

Vdes 44-vjeçari nga pickimi i rriqrave, Kosova po përballet me një tjetër “pandemi” të re

6 Korrik 2020, 10:52 Nga DOSJA
Vdes 44-vjeçari nga pickimi i rriqrave, Kosova po përballet me

KOSOVË– Situata sa vjen dhe po përkeqësohet në Kosovë, ku përveç  pandemisë Covid-19, duket se tashmë po  përballet me një “pandemi”  të re.  Një natë më parë një 44-vjeçar ka ndërruar jetë  në Kosovë si shkak i  pickimit të rriqrës.

Lajmi për vdekjen e 44-vjeçarit është bërë me dije përmes një njoftimi zyrtar nga komuna e Malishevës.

Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit. Vdekja I.B. (1976), është konfirmuar nga SHSKUK, përkatësisht drejtori Basri Sejdiu, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë është mësuar se 44-vjeçari edhe pse i prekur me EHKK, më herët nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës e ka pasur të nevojshme terapinë me oksigjen.

Gjithashtu për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku deklaron se për periudhën 1 shkurt 2019 – 5 korrik 2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqërat në Kosovë. Por numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, ku edhe vdiq 44-vjeçari. Në Suhareka janë shënuar 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera kanë pasur një numër më të ulët të rasteve të infektuara.

Postimi i Plotë i IKSHK:

Të nderuar qytetarë! Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike ne komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo.  Sipas të dhënave të grumbulluara në IKSHPK për periudhën 01.02.2019-05.07.2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqërat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve.  Deri më 05.07.2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta ne EHKK një rast ka rezultuar pozitiv në EHKK.  Komuna e Malishevës ka bërë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave! Komunat tjera endemik e po përgaditen dhe besojmë së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.  IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova rriqrat kosova rriqrat

Sondazh

Poll