Bota

“Lufta” me Koronavirusin, Greqia mbyll kufijtë me Serbinë

6 Korrik 2020, 08:29 Nga DOSJA
“Lufta” me Koronavirusin, Greqia mbyll kufijtë me Serbinë

GREQI– Ditën e sotme autoritet  greke kanë njoftuar se Greqia ka mbyllur kufijtë për qytetarët serb.  Në njoftimit që i është dërguar ambasadës serbe në Athinë, nga ana e autoriteteve greke, thuhet se do të lejohen vetëm udhëtimet e domosdoshme përmes një lejeje të veçantë.

Ky lajm është bërë me dije nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

“I paralajmërojmë qytetarët të mos shkojnë në Greqi.”- u shpreh Daçiç për Tanjug.

Ndër të tjera ai shtoi se shtetasit serbë, që janë aktualisht në Greqi si turistë, do të jenë në gjendje të qëndrojnë atje, deri në fund të aranzhmanit dhe pas kësaj të kthehen në Serbi.

Autoritetet greke kanë thënë se hyrja e shtetasve serbë është e ndaluar përkohësisht, nga 6 deri më 15 korrik.  Qeveria grek ka thënë se po monitoron nga afër situatën e pandemisë në BE dhe kudo në botë.

Numri i pacientëve të infektuar dhe viktimave nga pasojat e koronavirusit ka filluar të rritet në Serbi. Në të dhënat e fundit të publikuara të dielën, autoritetet serbe thanë se janë regjistruar edhe 325 raste të reja me koronavirus.

Burimi:  greekcitytimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll