Bota

Përplasja mes Francës dhe Turqisë në Libi, Macron ‘braktis’ gjeneralin Khalifa Haftar

6 Korrik 2020, 09:44 Nga DOSJA
Përplasja mes Francës dhe Turqisë në Libi, Macron

FRANCË– Franca ishte vendi i vetëm evropian që konsiderohej si i vetmi mbështetës i gjeneralit renegat, Khalifa Haftar, i cili nisi një ofensivë më shumë se një vjeçare në Tripoli për të hequr qeverinë e mbështetur nga KB. Mosmarrëveshja me Ankaranë është përshkallëzuar ndërsa ndërhyrja ushtarake e Turqisë që mbështeti administratën me qendër në Tripoli zhvendosi dinamikën e konfliktit Libian, me forcat e gjeneralit Haftar që pësuan një shumë humbje javët e fundit.

Tashmë mediat e huaja kanë shkruar se Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Ndër të tjera thuhet se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit.

Presidenti francez, Emmanuel  Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e tij për sulmin e 4 prillit mbi Tripolin. Gjithashtu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Ëagner, e cila vepron në terren në Libi.

“Nëse kjo do të ndodhte 14 muaj më parë.”– ka thënë Ministri i Jashtëm libian Mohamed Taher Siala ka pas tërheqjes së Macron.

Aludimi i ministrit ka të bëjë me ballafaqimin ushtarak të 14 muajve më parë, kur Franca dhe disa vende të tjera dolën në përkrahje të gjeneralit. Ndërsa  pozita e presidentit është bërë qesharake në këtë çështje, pasi mohimi i tij përgënjeshtrohet nga faktet në terren: rreth një vit më parë, Parisi zyrtar u detyrua të pranojë se raketat e kapura nga ushtria libiane pas çlirimit të Gharyan i përkisnin ushtrisë franceze.

Sipas mediave të huaja raportohet se Franca po tërhiqet nga mbështetja për Haftar pasi ky i fundit pësoi një humbje të thellë në sulmin e vet ndaj Tripolit, ndërkohë që Macron po sulmon grupin Wagner dhe Rusinë për shkak se kjo e fundit mori së fundmi në kontroll fushën e Shararas në jugperëndim të vendit që është fusha më e madhe naftëmbajtëse në Libi.

Atje prodhohen 300.000 – 400 000 barrela në ditë dhe rezervat shkojnë në 3 000 000 barrela. Kompania franceze “Total” thuhet se ka aksione në shfrytëzimin e kësaj fushe naftëmbajtëse që menaxhohet nga Libian National Oil Corporation në partneritet me kompanitë spanjolle Repsol, austriaken OMË dhe norvegjezen Equinor.

Burimi: FT

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota franca khalifa haftar macron turqia franca khalifa haftar macron turqia

Sondazh

Poll