Bota

Këshilltari i Hotit: Rikthimi i masave të rrepta për Covid-19 u bë pa dëshirën tonë

6 Korrik 2020, 10:20 Nga DOSJA
Këshilltari i Hotit: Rikthimi i masave të rrepta për Covid-19 u

KOSOVË– Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për Shëndetësisë, Visar Berisha ka deklaruar se nga momenti i marrjes së detyrës së re, Qeveria Hoti  është gjendur para dy alternativave në lidhje me pandeminë COVID-19.

Sipas tij nga mbledhja e ditës së djeshme ato zgjodhën të parën, duke sfiduar rezistencën shoqërore për t’i mbajtur maskat dhe dorezat, por që kthimi i masave shtrënguese është bërë pa dëshirë.

“Për fat të keq, sot na u dasht të ndrrojmë anë dhe t’i kthehemi pa dëshirë masave shtrënguese. Ky NUK ishte vullneti ynë por udhekryqi në të cilen na sjelli refuzimi për të respektuar masat na detyroj të bëjmë atë që nuk e do askush, kufizimin dhe mbylljen.”- shprehet ai mes të tjerash.

Statusi i plotë:

Kur jemi mandatuar me 03 Qershor ne e kemi gjetur shoqerinë e bashkë me te edhe ekonomine te hapur, pas nje mbyllje te domosdoshme qe kishte ndodhur per mbi dy muaj. Në kete hapje te re e kemi pa qysh ne fillim se askush nuk ishte i gatshem e as i pergatitur te bashkjetoj ne distance me virusin.  Qysh ne fillese jemi gjetur para dy alternativave; ta nxisim shoqerine, njeri-tjetrin, familjaret tane qe te respektojne rekomandimet te cilat do ta mbajne ne distance virusin ose ta mbyllim prap shoqerine.  Ne perqafuam alternativen e pare duke e sfiduar rezistencen shoqerore per t’i respektuar masat dhe mbajtur maskat. Por edhe duke bashkndje me gjithe ate vuajtje njerezore te shkaktuar nga kjo baterdi virusale si dhe dhembjen e gjithe atyre qe kane humbur punen dhe jane varferuar ne kete periudhe. Per fat te keq, sot na u dasht te ndrrojme ane dhe t’i kthehemi pa deshire masave shternguese. Ky NUK ishte vullneti yne por udhekryqi ne te cilen na sjelli refuzimi per te respektuar masat na detyroj te bejme ate qe nuk e do askush, kufizimin dhe mbylljen. Do vazhdojme keshtu deri sa nuk e pranojme te gjithe si shoqeri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkjetesa ne distance me virusin jane rruga e vetme per ta mbrojtur njeri-tjetrin.

Kujtojmë se një ditë më parë Kryeministri Hoti bëri me dije vendimet më të fundit që mori sa i përket situatës së Covid-19 në Kosovë. Masat e reja të ndërmarra nga qeveria Hoti kanë hyrë në fuqi prej mëngjesit të sotëm,  6 korrik  2020, ku lëvizja e qytetarëve do të jetë e kufizuar, ndërsa lokalet do të mbyllen gjatë natës.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll