Bota

Zgjedhjet në Kroaci/ Deputetja me origjinë shqiptare fiton për herë të tretë mandatin në parlamentin kroat

6 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kroaci/ Deputetja me origjinë shqiptare fiton për

KROACI– Kroacia ditën e djeshme ka zhvilluar  zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në një kohë jo të zakonshme mes pandemisë Covid-19.

Por lajmi i mirë është se deputetja me origjinë shqiptare Ermina Lekaj-Përlaskaj, e cila përfaqëson minoritetin shqiptar por edhe pakica të tjera, ka fituar për të tretën herë mandatin e deputetes në parlamentin Kroat.

Ermira me origjinë nga Prizreni  përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka postuar një foto ku falënderon  përkrahësit dhe njerëzit që e ndihmuan të jetë pjesë e fituesve në parlament.

“Ekipi fitues. Faleminderit të gjithëve.”-ka shkruar deputetja shqiptare në Kroaci.

Pas mbylljes së votimeve ditën e djeshme në  Kroaci, është mësuar se partia konservatore HDZ ka fituar zgjedhjet. Partia e kryeministrit Andrej Plenkoviç ka arritur të sigurojë shumicën e 151 mandateve në parlamentin e vendit. Aleanca opozitare e socialdemokratit Davor Bernardic ka fituar rreth 44 mandate. Partia e re nacionaliste e muzikantit Mirosllav Shkoro pritet të ketë 16 deputetë në parlamentin e ri. Në këtë mënyrë kjo parti pritet të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e qeverisë së re.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ermina lekaj-përlaskaj fiton partia konservatore hdz partia hdz zgjedhjet ne kroaci ermina lekaj-përlaskaj fiton partia konservatore hdz partia hdz zgjedhjet ne kroaci

Sondazh

Poll