Sport

Barcelona vendos për ganezin, ‘dëshpërohet’ Kevin Prince Boateng

4 Prill 2019, 18:07 Nga DOSJA
Barcelona vendos për ganezin, ‘dëshpërohet’ Kevin

Transferimi i Kevin Prince Boateng te skuadra e Barcelonës, në formë huazimi nga italianët e Sassuolos i la të gjithë me gojë hapur.

Ganezi u pa si një zgjidhje e shpëjtë për katalanët, që të kishin në stol një njeri të aftë për të luajtur në majë të sulmit, në mungesë të uruguaianit Suarez.

Megjithatë që prej kohës kur u transferua në Katalunjë, 32-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje, atë të Kupës së Mbretit për ballë Sevillas, kur Barça u mposht 2-0.

Mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes për Boateng, i cili në verë do të rikthehet në kampionatin italian, te Sassuolo.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona kevin prince boateng la liga barcelona kevin prince boateng la liga

Sondazh

Poll