Sport

Kërcënimet ndaj drejtuesve, klubi Vllaznia: Veprime anti-sportive, ne vazhdojmë punën

4 Prill 2019, 11:55 Nga DOSJA
Kërcënimet ndaj drejtuesve, klubi Vllaznia: Veprime anti-sportive, ne

SHKODËR- Një ditë pas denoncimit se drejtuesit e klubit sportiv Vllaznia janë kërcënuar, ka ardhur reagimi edhe nga vetë klubi i qytetit të veriut. Në një deklaratë për mediat, klubi thotë se këto janë veprime anti-sportive, dhe shton se ekipi vijon punën për t’u ringritur në Superligë.

Deklarata e plotë e Klubit Vllaznia:

Klubi i Futbollit “Vllaznia”, në përgjigje të interesit publik dhe të mediave sqaron sa më poshtë vijon: Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.
Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë. 

Ditën e djeshme, është pezulluar seanca stërvitore e Vllaznisë, për shkak të presioneve të bëra, në adresë të trajnerit Agim Canaj, dhe drejtorit teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Lici, për përfshirje të lojtarëve në formacion dhe në grumbullim me ekipin e parë. Ende nuk bëhen me dije personat, të cilët kanë kërcënuar drejtuesit e klubit të Vllaznisë. Burime për Dosja.al lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohën e trajnerit Lika, i cili u largua drejt SHBA, por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj, duke vijuar në të njëjtën formë që në ditën e dyte të punës së tij. Gjithashtu, kërcënime ka patur edhe për ish-trajnerët Armando Cungu dhe Ernest Gjoka.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kercenohen drejtuesit e vllaznise klubi vllaznia kercenohen drejtuesit e vllaznise klubi vllaznia

Sondazh

Poll