Sport

Disfata e Realit kundër Valencias, Zidane u rikthye por ‘Los Blancos’ ngelet një ‘Titanik’ në mbytje

4 Prill 2019, 15:01 Nga DOSJA
Disfata e Realit kundër Valencias, Zidane u rikthye por ‘Los

Nëse sezonet e fundit janë karakterizuar më Real Madridin duke e ngritur trofeun e Champions League, me shumë fytyra të lumtura mbrapa skenave, ky imazh është shkatërruar pasi këtë sezon futbollistët më shumë rrinë duke shikuar tokën me turp si pasojë e disfatave të pësuara. Ata duken si një ushtri e mposhtur.

Humbja kundër Valencias në Mestalla mbrëmë, një ekip i cili po shkëlqen, tregoi se shenjat e problemeve që u shfaqën gjate drejtimit të Julen Lopetegui dhe Santiago Solarit kanë mbetur dhe tek francezi Zinedine Zidane, i cili nuk ka arritur të ndërrojë pasqyrimin e këtij ekipi.

Ndeshja e parë me Zidane u duk sikur ata u kthyen në sezonin e kaluar, ndeshja e dytë filloi të shfaqte dyshimet për një përmirësim, ndërsa e treta e ktheu ekipin në atë gropë thithëse që ishte me Solarin. Është e vështirë që virusi të largohet nga ambjenti nëse dritaret e dhomave janë të mbyllura, sidomos nëse këto problem janë të përqëndruara të dhomat e ndërrimit. Vera e ardhshme do jetë një periudhë interesante për klubin madrilen, i cili nuk e ka ngritur kokën që në fillim të sezonit.

Kanë mbetur 8 ndeshje për Real Madrid këtë sezon për të treguar pak shenja jete.

‘Le të provojmë ta mbyllim këtë sezon mirë’ tha Zidane pas përfundimit të ndeshjes me Valencian.

Ndeshja e rradhës për madrilenët është kundër Eibar në Santiago Bernabeu të shtunën dhe është esenciale që disa lojtarë të fillojnë të tregojnë vlerën e tyre, ose përndryshe nuk duhet të habiten kur të largohen në hapjen e merkatos së verës.  

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport la liga real madrid santiago solari zinedine zidane la liga real madrid santiago solari zinedine zidane

Sondazh

Poll