Sport

Ja kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë të kombëtares shqiptare

4 Prill 2019, 14:42 Nga DOSJA
Ja kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë të

Kombëtarja shqiptare është në periudhën e kualifikuesve për Euro 2020 dhe deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje me Turqinë dhe Andorrën ku ka marrë një humbje dhe një fitore rrespektivisht.

Në kombëtare luajn një numër i madh lojtarësh dhe shumë talente të rinj nga të gjitha ligat e ndryshme europiane, ku kryesisht janë ligat italiane, zviceriane, gjermane por edhe nga Kategoria Superiore shqiptare.

Sipas faqes Transfermarket, kombëtarja shqiptare është një ekip të cilit vlera totale e lojtarëve shkon në 71.2 milionë euro, pra vlera e mbledhur e secilit karton të futbollistëve shkon në këtë total.

Por kush janë futbollistët të cilët e kanë kartonin më të shtrenjtë në përfaqësueses Kuqezi? Jo çuditërisht futbollistët më të shtrenjtë vijnë nga kampionati Italian.

Vendin e parë e ze shkodrani Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit me një karton 20 milionë paundësh, një shifër rekord për historinë e futbollit shqiptar.

Vendin e dytë dhe të tretë pozicionohen portierët Strakosha dhe Berishame 18 milionë dhe 4.5 milionë paund respektivisht.

Listën me 10 lojtarë e përmbyllin kryesisht mesfushorët dhe sulmuesit si: Xhaka (2.25 mln), Abrashi (1.35 mln), Xhimshiti ( 1.35 mlm), Grezda ( 1.35 mln), Balaj( 1.08 mln) etj.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport abrashi kombetarja shqiptare strakosha transfermarket abrashi kombetarja shqiptare strakosha transfermarket

Sondazh

Poll