Sport

Papa Françesku dhe dashuria e tij për futbollin,”E pashë ndeshjen”. Ja me kë është tifoz i pari i Vatikanit (V

4 Prill 2019, 15:22 Nga DOSJA
Papa Françesku dhe dashuria e tij për futbollin,”E pashë

Ndërsa Papa shkoi në sheshin e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes me makinën e tij ai u përshëndet me turmat, por një individ kishte diçka tjetër në mendjen e tij.

“El Ciclón, ne fituam dje!” bërtitën të pranishmit, duke iu referuar ekipit argjentinas San Lorenzo, që njihet me nofkën El Ciclón (Cyclone), i cili e mundi Palmeirasin në Copa Libertadores në Buenos Aires.

Papa Françesku, i cili është një tifoz i vetëshpallur i San Lorenzos, dëgjoi tifozët duke bërtitur dhe iu përgjigj duke thënë “E kam parë!”.

San Lorenzo mundi Palmeiras 1-0 në shtëpi dhe tani janë në krye të gurpit F në Copa Libertadores, ku kanë luajtur 3 nga 6 ndeshjet e parashikuara. Loja e tyre e ardhshme në turne është kundër Palmeiras më 9 maj.

Çuditërisht nuk është krejtësisht e qartë se si Papa e shikon ndeshjen pasi asnjë transmetues aktualisht nuk mban të drejtat për të treguar fazat e grupeve të Copa Libertadores në Itali apo Vatikan.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kopa liberstadores papa françesku san lorenzo kopa liberstadores papa françesku san lorenzo

Sondazh

Poll