Sport

Irlandezit i ndryshon mendja, Mcgregor kthehet në UFC një javë pas ‘pensionimit’

4 Prill 2019, 15:42 Nga DOSJA
Irlandezit i ndryshon mendja, Mcgregor kthehet në UFC një javë

Conor Mcgregor lajmeroi rikthimin e tij të shpejtë në MMA, vetëm një javë pasi vendosi që të pensionohej nga ky sport.

Ylli 30 vjeçar nga Irlanda, fillimisht than ë Twitter më 26 Mars se ai do pensionohej, por ndryshoi mendje përsëri të mërkurën tjetër.

Duke përdorur rrjetet sociale, Mcgregor shkroi se ishte gati të ndeshej përsëri.

Dua të ec përpara, me fansat dhe të gjithë besimin e dhënë. Të gjithë që na besojnë na sfidojnë që ne të jemi version më i mirë i vetes. Është një bote dhe është një për të gjithë. Shihemi në octagon.

Pensionimi i Mcgregor në mars ishte një surprizë, por gjithashtu u përball më shumë dyshime ku shumë lojtarë dhe gazetarë pyetën nëse ai e kishte seriozisht largimin e tij.

Pas të gjithave, kjo ndodhi vetëm një javë pasi ai do firmoste për rindeshjen me kampion e peshave të lehta të UFC, Khabib Nurmagomedov.

Edhe presidenti i UFC, Dana White dyshoi faktin se largimi i Mcgregor do ishte për kohë të gjatë.

Unë mendoj se ka diçka që Conor Mcgregor dëshiron dhe mendoj se ai dëshiron të takohemi ballë për ballë, dhe me shumë mundësi do të takohemi në javët e ardhshme dhe do e zgjidhim këtë çështje.

Mcgregor pa u rikthyer akoma po provokonte luftë në Twitter, ku ai dhe Khabib shkëmbyen pastime të rënda të mërkurën e kaluar.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport conor mcgregor dana white khabib nurmagomedov mma ufc conor mcgregor dana white khabib nurmagomedov mma ufc

Sondazh

Poll