Sport

Rashica po shkëlqen në Bundesliga, menaxheri Lala: U mundova ta dërgoj te Hannover por…

4 Prill 2019, 16:55 Nga DOSJA
Rashica po shkëlqen në Bundesliga, menaxheri Lala: U mundova ta

Milot Rashica po kalon formën më të mirë të karrierës së tij më Werder Bremen në Gjermani.

Ai është një djalosh i talentuar dhe po e tregon kërë në ndeshjet e tij në Bundesliga. Altin Lala është menaxheri i tij dhe ka folur për mediat gjermane në lidhje me futbollistin e kombëtares së Kosovës.

Ish-futbollisti i Komëbtares shqiptare për “DeichStube”, foli gjërë e gjatë për lojtarin e momentit te skuadra e Verderit.

Unë e dja që Rashica do të arrinte shumë me aftësitë që ka, por ka aftësi për të bërë edhe më shumë. Unë e kam parë për herë të parë Rashicën në një ndeshje te Ganës U-21 me Kosovën U-21, kur ai ishte vetëm 16 vjeç. I kam thënë djalit tim që ta shihte me vëmendje këtë futbollist, pasi është shumë i mirë.

Herën e dytë që e pashë isha i pranishëm në stadium dhe po kërkoja për lojtarë për Shqipërinë U-19. Aty takova të atin e tij dhe i thashë se do ta mbështesë në rrugëtimin e tij këtë djalë. U mundova ta çojë te Hanoveri, por kishte një dëmtim në ligament.

Lala rrëfen se gjatë kohës që ishte i dëmtuar lojtari, ai e mori në shtëpi për një periudhë 3-mujore, pasi nuk mund të qëndronte më shumë në Gjermani. “Për shkak të statusit të rezidencës, ai nuk u lejua të qëndronte në Gjermani më shumë se 90 ditë radhazi”, shpjegon Lala.

Miloti ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk është në bisedime me asnjë ekip tjetër. Jemi shumë të qetë dhe duam t’i bëjmë hapat me rradhë. Unë e bëjë punë e menaxherit vetëm pjesërisht. Thjesht dua të ndihmoj njerëz të talentuar.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport altin lala deichstube gjermani milot rashica werder bremen altin lala deichstube gjermani milot rashica werder bremen

Sondazh

Poll