Sport

Sterling ka blerë 550 bileta për nxënësit e ish shkollës së tij për gjysmëfinalen e FA Cup

4 Prill 2019, 14:00 Nga DOSJA
Sterling ka blerë 550 bileta për nxënësit e ish

Ai mund të jetë një yll i madh për klubin e tij dhe për kombëtaren, por Raheem Sterling nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e tij.

Kjo është një provë tjetër këtë javë pasi sulmuesi habiti zyrtarët e Manchester Cityt me një kërkesë surprizë.

Sipas Daily Mail, ai u kërkoi stafit që të ruante 550 bileta për gjysmëfinalen e Fa Cup kundër Brighton, në mënyrë që t’ua blente nxënësve nga shkolla ku ka qenë vet anglezi.

Falë dashamirësisë së Sterling, fëmijet nga shkolla ‘Copland Community’ do mund të shohin futbollistin e ekipit të tyre në aksion në stadiumin Wembley.

Shtuar kësaj, ish futbollisti i Liverpool do te takohet me studentët sonte, të enjten në fushat e stërvitjes së Manchester Cityt.

Nxënësit do japin një dorë ndihme Raheem Stërling që City të kualifikohet në një tjetër finale të FA Cup dhe të mbajnë gjallë shpresat e fitimit të 4 trofeve.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport copland community gjysmefinalja e fa cup nxenes raheem steling copland community gjysmefinalja e fa cup nxenes raheem steling

Sondazh

Poll