Sport

Rezultatet e Euro 2020, Shqipëria zbret në renditjen e Fifa-s

4 Prill 2019, 17:42 Nga DOSJA
Rezultatet e Euro 2020, Shqipëria zbret në renditjen e Fifa-s

Pas largimit të italianit Christian Panucci nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë, efekti i dështimeve të teknikut italian vazhdon të ndihet për kuqezinjtë, të paktën edhe këtë herë.

Pas rezultateve në kualifikueset e Europianit 2020, humbja me Turqinë (ndeshja e fundit e teknikut në detyrë) është zbutur disi vetëm nga fitorja me Andorrën, që gjithësesi nuk ka shmangur dot një tjetër zbritje në renditjen e skuadrave përfaqësuese të dizenjuar nga FIFA.

E parashikueshme që renditja e Shqipërisë do të ishte më e ulët duke parë rezultatet e fundit të Panuccit, që nuk mund të mos reflektoheshin në klasifikim. Shqipërisa ka zbritur një pozicion e tashmë renditet në vendin e 62 me 1368 pikë të grumbulluara.

Triumfi ndaj Andorrës si duket nuk i ka mbushur mendjen insitucionit të futbollit për ta mbajtur ekipin kuq e zi në vendin e tij, Është për të ardhur keq, që edhe kundërshtarë modestë, të jenë para Shqipërisë (si Burkina Faso apo edhe Katari, skuadër kjo e fundit që e kemi mundur në miqësoren e 2016-tës).

Kosova ka pak kohë që është bërë pjesë e Fifa-s, po kjo nuk e ka lejuar përfaqësuesen më të re të Europës të njohë progrese e të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në renditje. Kosova renditet në vendin e 127, me 1124 pikë.

Ekipi i Challandes ka kaluar 3 vende, si pasojë e rezultateve pozitive në kohët e fundit, barazimin me Danimarkën në miqësore, e atë me Bullgarinë në kualifikueset e Europianit, që janë reflektuar edhe në renditjen e fundit të FIFA-s.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci euro 2020 kombetarja shqiptare renditja e fifa christian panucci euro 2020 kombetarja shqiptare renditja e fifa

Sondazh

Poll