Bota

U ndalën oksigjenin? Nisin hetimet ndaj Qendrës infektive në Kosovë: Dyshohet se katër pacientët e vdekur dhe me Covid-19,

5 Korrik 2020, 14:25 Nga DOSJA
U ndalën oksigjenin? Nisin hetimet ndaj Qendrës infektive në

PRISHTINË– Klinika Infektive e QKUK-së është rrethuar nga Policia e Kosovës dhe po hetohet për vdekje të qëllimshme.

Mediat vendase shkruajnë se kjo masë është ndërmarrë pas lajmeve se katër pacinetë të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, pasi dikush në mesnatë u ka ndalur qëllimisht oksigjenin, ose nga  mos funksionimi i respiratorëve.

Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë shprehetse po kryhet një hetim për të zbardhur vdekjen e pacientët, ndërkohë që bën thirrje se duhet për mbajtje ndaj lajmeve me konkluzione të parakohshme.

Deklarat e plotë

Për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve. Ajo çka SHSKUK mund të konfirmojë deri në këto momente është se të gjithë ketë pacientë kanë qenë të konfirmuar përmes metodës standarde të aplikushme të dignostikimit me Covid-19 dhe kanë qenë në gjendje kritike duke u trajtuar në Klinikën Infektive-QKUK. Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSh dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakoshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore. SHSKUK konfirmon se fluksi i pacientëve me pasqyrë të rëndë klinike nga Covid-19 është rritur ndjeshëm javët e fundit, ndërsa QKUK ka rritur kapacitetet e saja të Mjekimit Intensiv, me qëllim të trajtimit të të gjithë pacientëve të spitalizuar, pavarësisht ngarkesave të mëdha.”

Paraditen e sotme u raportua se katër personat kanë vdekur si pasojë e mos punimit të respiratorëve. Por, sipas burimeve Indeksonline brenda hetuesisë është bërë me dije se mes orës 12:30-1:00 dyshohet që dikush me qëllim e ka ndalur oksigjenin. Ky interval kohor përkon edhe me kohën e vdekjes së katër personave.

(a.c;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll