Bota

Masat e reja për Covid-19 në Kosovë/ Hoti rikthen karantinën në 4 qytete, kufizohet lëvizja e lirë (Fashat e orareve)

5 Korrik 2020, 12:46 Nga DOSJA
Masat e reja për Covid-19 në Kosovë/ Hoti rikthen karantinën

KOSOVË–Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas konsultimeve  me ekspertët e Shëndetësisë në vend ka marrë masa të reja për situatën e Covid-19.  Lokalet e mbyllura gjatë natës, lëvizje të kufizuara në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri dhe Prizren dhe reduktim i punëtorëve  në institucione, janë rregullat e reja që duhet të zbatohen nga mbrëmja e sotme deri në një njoftim të dytë.

Kryeministri Hoti ka bërë me dije se nga ora 21:00 deri në orën 5 në mëngjesit lëvizja e qytetarëve në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri është e ndaluar, do të mbyllen të gjitha lokalet gjatë natës si edhe do të do të reduktohen punëtoret e institucioneve, duke punuar  vetëm me staf esencial.

Ndër të tjera ai ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohojnë shërbimet jo-esenciale, ndërkohë që ju ka kërkuar kryetarëve të komunave të formojnë shtabet për situatën e pandemisë.

Këto masa të reja të marra sot nga Qeveria e Kosovës vijnë pasi gjatë gjithë javës që lamë pas numrat e personave të infektuar janë shtuar ndjeshëm.

Pra ky shqetësim i rikthimit të një vale të dytë të pandemisë, ka bërë që Kryeministri Hoti të rikthejë karantinën në këto tre qytete.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime. Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin. Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take aëay. Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet.”- ka deklaruar Hoti.

Deri më tani numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19  ka shkuar në 70, ndërsa numërohen 3.356 të infektuar dhe 1.874 të shëruar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll