Bota

Rekord i frikshëm në Maqedoni/ 7 viktima dhe 115 raste të reja nga Covid-19

5 Korrik 2020, 14:11 Nga DOSJA
Rekord i frikshëm në Maqedoni/ 7 viktima dhe 115 raste të

MAQEDONI E VERIUT– Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 7  viktima dhe 115  të infektuar nga Covid-19. Një orej 7 vitkimave është mjek, dhe shqiptar.

Me rritjen ditore të Covid-19, bilanci i përgjithshëm i personave të sëmurë deri më tani ka shkuar në 7.046, ndërsa prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani numri total i viktimave ka shkuar në 341.

Autoritet e shëndetësisë kanë njoftuar se janë shëruar edhe 40 pacientë të tjerë në 24 orët e fundit. Por mes 115 personave të infektuar, numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, përkatësisht 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë 8 dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.

Ndërsa në qytetet e tjera ka nga më pak se katër raste te reja. 5 të vdekur janë regjistruar në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë.

Mes 40 të shëruarëve  në 24 orët e fundit,  26 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup.

A.C/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll