Bota

Mbi 1.5 milionë të infektuar dhe 64 mijë viktima/ Brazili shënon 50 ditë pa ministër Shëndetësie gjatë Covid-19

5 Korrik 2020, 13:45 Nga DOSJA
Mbi 1.5 milionë të infektuar dhe 64 mijë viktima/ Brazili

BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga virusi, ku ditë pas dite është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19.

Ndërkohë sot Brazili ka shënuar  plot 50 ditë pa një ministër Shëndetësie ndërsa pandemia e koronavirusit ka infektuar më shumë se 1.5 milionë njerëz dhe ka vrarë mbi  64 pacientë të tjerë.

Pozicioni i ministrit të Shëndetësisë është mbajtur përkohësisht nga një gjeneral ushtrie, Eduardo Pazzuello, që nuk ka eksperienca mjekësore, pasi ministri i shëndetësisë dha dorëheqjen më 15 maj.

Pazzuello kishte më pak se një muaj në detyrë dhe u largua në mesin e kritikave nga presidenti Jair Bolsonaro se ishte shumë i vagët në përpjekjen për të rihapur ekonominë dhe për të promovuar përdorimin e klorokinës. Pasuesi i tij, që mbështeste masat e distancimit social dhe përdorimin e maskave, u shkarkua nga Bolsonaro.

Ndërkohë kujtojmë se vet presidenti Bolsonaro, ka dalë publikisht duke sfiduar rregullat e distancimit social të rekomanduara nga pjesa më e madhe e ekspertëve të shëndetësisë dhe e ka quajtur virusin, një grip të vogël.

Për këtë sjellje të tij ai është  kritikuar gjerësisht për minimizimin e ashpërsisë së virusit. Së fundmi, Bolsonaro vendosi veton ndaj pjesës së një ligji që mandaton mbajtjen e maskave mbrojtëse në publik gjatë pandemisë. Përdorimi i maskave në qendra biznesi, dyqane, godina fetare, ambjente arsimore dhe vende të tjera të mbyllura nuk do të jetë më i detyrueshëm por shtete individuale dhe bashki mund të adaptojnë këto masa. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të koronavirusit dhe viktimave, në shkallë globale, pas SHBA.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll