Bota

Nuk është efektive, OBSH ndërpret përdorimin e hidroksiklorokinës te pacientët me COVID-19

5 Korrik 2020, 13:23 Nga DOSJA
Nuk është efektive, OBSH ndërpret përdorimin e

COVID-19-Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë përdorimin e hidroksiklorokinës dhe lopinavirit apo ritonavirit, për kurimin e pacientëve me COVID-19. Ky vendim ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetet Vullnetar Qëndror të Testimeve, të cilët krahasuan efektet tek pacientët e kuruar me hidroksiklorokinë dhe ata me medikamente të zakonshme. Sipas studiuesve, përdorimi i hidroksiklorokinës dhe lopinavirit apo ritonavirit, nuk ndikojnë asapk në uljen e vdekshmërisë.

Gjithashtu OBSH njofton se janë shënuar sinjale pozitive në një nga testimet e kryera nga Komiteti Vullnetar Qëndron, detajet e të cilit do të bëhen publike në një moment tjetër. Sakaq ndërprerja e hidroksiklorikinës do të bëhet vetëm për pacientët që kurohen nëpër spitale dhe jo për eksperimete apo testime.

Ndërkohë shtetet e ndryshme kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar mediakmentin remdesivir. Kompania prodhuese njoftoi më 30 qershor rritjen e çmimit, duke e çuar në 3200 euro kurën. Vetëm 1 ditë më vonë SHBA njoftoi blerjen e të gjitha dozave për një periudhë 3 mujore.

Marrë nga WHO

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hidroksiklorokina koonavirusi ne bote obsh hidroksiklorokina koonavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll