Bota

Hoti kufizon lëvizjen e lirë në 3 qytete/ Reagon kryetari i Prishtinës: Komunat duhet të informoheshin paraprakisht

5 Korrik 2020, 14:08 Nga DOSJA
Hoti kufizon lëvizjen e lirë në 3 qytete/ Reagon kryetari i

PRISHTINË– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka reaguar rreth masave që ditën e sotme Qeveria Hoti  mori për rikthimin e kufizimin e lëvizjes dhe masave të tjera si shkak i rritjes së rasteve të reja.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Ahmeti shprehet se do të ishte mirë të njoftoheshin më herët, por jo 6 orë para se ato masa të hyjnë në fuqi.

 “Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh.”- ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Reagimi i Ahmetit vjen vetëm pak minuta pasi kryeministri Hoti deklaroi kufizilimin e lëvizjes së lirë në tre qytete, si Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.

Qeveria Hoti ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja prej orës 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt e Vushtrrisë. Gjithashtu do të ketë masa edhe për të gjitha lokalet dhe restorantet.

“Do të mbyllen të gjitha lokalet nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj kohe lejohet gastronomia vetëm në hapësira të hapura dhe ‘takeaëay’.”- u shpreh sot Hoti. 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove shpend ahmeti koronavirusi ne kosove shpend ahmeti

Sondazh

Poll