Bota

Rusia nuk gjen qetësi/ 10 mijë viktima dhe mbi 681 mijë pacientë të infektuar me Covid-19

5 Korrik 2020, 11:32 Nga DOSJA
Rusia nuk gjen qetësi/ 10 mijë viktima dhe mbi 681 mijë

RUSI– Rusia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite po shënohen një numër i lartë rastesh  të reja dhe viktimash.

Sipas mediave të huaja është bërë me dije se në  24 orët e fundit  numri i pacientëve të konfirmuar me Covid-19 ka shkuar në 6.736, duke bërë që Rusia të shënojë deri më tani  681.251 që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 134 persona duke bërë që Rusia të numërojë mbi 10 mijë viktima.

Numri i të shëruarve ka arritur në 450.750, me 3.871 të shëruar në 24 orët e fundit.

Kujtojmë se rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars. Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Prej datës 9 qershor, në Moskë u lehtësuan masat e kufizimit të lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll