Bota

U tha se e propozoi ai/ Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

5 Korrik 2020, 13:15 Nga DOSJA
U tha se e propozoi ai/ Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja,

KOSOVË– Dialogu Kosovë -Serbi është ende një temë delikate, pasi nga dy palët nuk është arritur akoma një marrëveshje.

Ndërkohë sëfundmi  ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur mbi çëtjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kush e bëri i pari këtë propozim.

Ai  ka  pranuar  se ka qenë i informuar për këtë çështje, për të cilën u shpreh se ishte ide e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe  homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç edhe pse se nuk përmendi emra.

Gjithashtu Bolton ka treguar edhe frikën e disa vendeve të BE-së që të pranonin ndarjen e Kosovës, teksa ka përmendur impaktin dhe tentativat e Rusisë për të pasur ndikim në Ballkan. Ish-zyrtari i lartë i Pentagonit e ka konsideruar dështim mos arritjen e zhvillimit të takimit të nivelit të lartë në Ëashington më 27 Qershor, por për të, palët kanë humbur vetëm një fotografi pasi asgjë nuk do arrinin.

“Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar. Mendoj se kisha ndikim se mendoja se duheshin marrë disa hapa në Ballkan dhe Europën Lindore, e para për të ulur implikimin dhe ndikimin rus duke u përpjekur që ata të sillnin aromën e luftës së ftohtë. në radhë të parë ishte Ukraina në rrezik, së pari të flisja me Bjellorusinë që të mos abstrogohej nga një Rusi e Madhe. Polonia dhe Bjellorusia ishin me mua. Në Ballkan thashë se rreziku mbetej me mosmarrëveshje të pazgjidhura, tokë pjellorë për dikë që do të mund të krijojë konflikte. Rezoluta për emrin  Maqedoninë ishte arritje e madhe. Mendova të shikonim që të bënim një progres në Kosovë. Takimi në Uashington mes Serbi mes Kosovës nuk prodhoi marrëveshje, unë qëndrova nga jashtë. Më shqetëson se nga këto takime do ishte një mundësi për fotografi dhe jo më shumë se aq. Takimi dështoi edhe për foto. Duke qenë i vëmendshëm për ndërhyrjet ruse, për mua, amerikën por edhe europianët duhej vëmendje ndaj situatës. Që në 2018 pati ndikime mbi Serbinë e Kosovën. Liderët e Serbisë dhe Kosovës donin t’i zgjidhnin këto çështje mes tyre, se nuk mund të kishte zhvillim ekonomik me mosmarrëveshje. Shumë kontraverse brenda dy vendeve. Një nga gjërat që do të diskutonim  ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se  kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni.  Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte. James Beker dikur pati thënë se vetëm palët mund të marrin vendime, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë.”- ka thënë Bolton.

Kujtojmë se në një muaj më parë kur delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës pritej të takoheshin në Uashington për dialogun, i dërguari i Trump në Kosovë, Richard Grenell tha aso kohe se ideja e këmbimit të territoreve ishte e John Bolton.

Burimi: N1

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi john bolton richard grenell dialogu kosove-serbi john bolton richard grenell

Sondazh

Poll