Sport

Fitore me vuajtje, Ramos i jep hov Real Madridit me një penallti që vlen +7 pikë!

5 Korrik 2020, 13:56 Nga DOSJA
Fitore me vuajtje, Ramos i jep hov Real Madridit me një penallti që

Real Madridit sot i mjaftoi një gol në transfertë kundër Athletic Bilbaos në La Liga. Skuadra madrilene fitoi 1-0 për të marrë tri pikët e radhës dhe për të ruajtur avantazhin ndaj Barcelonës. 

Zinedine Zidane e di mirë se ritmi nuk mbahet gjithmonë njësoj dhe i ka mëshuar sistematikisht rezultatit dhe jo aq shumë lojës. Golin e fitores e shënoi kapiteni Sergio Ramos me penallti në të 73′. Marcelo fitoi 1–m në zonë pas ndërhyrjes së VAR-it dhe spanjolli mori përsipër gjuajtjen. Mbrojtësi shtatlartë ka shënuar 22 penallti radhazi.

Me një ndeshje më shumë, “Los Blancos” kanë 77 pikë, 7 më shumë se Barcelona ndjekëse. Katalanasit në mbrëmje do të luajnë me Villarreal-in. Nëse Leo Messi me shokë nuk fitojnë, atëherë shpresat për titull do të jenë zero.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport la liga ramos real madrid la liga ramos real madrid

Sondazh

Poll