Sport

Xavi mbetet ëndërr e Barcelonës, legjenda sot hodhi firmën që e mban larg katalanasve

5 Korrik 2020, 13:40 Nga DOSJA
Xavi mbetet ëndërr e Barcelonës, legjenda sot hodhi firmën

Xavi nuk do të jetë trajner i Barcelonës të paktën deri në vitin 2021. Tekniku spanjoll dhe sidomos legjenda e futbollit botëror do të mbetet në stolin e skuadrës Al-Sadd.

Xavi sot zyrtarisht ka arritur marrëveshjen me klubin e tij dhe ka rinovuar kontratën. Ish-mesfushori i Barcelonës ka hedhur firmën në kontratën e re për sezonin2020-21. Ai nuk ka ndërmend që të kthehet në Europë dhe do të vazhdojë të drejtojë në Azinë e largët.

Klubi katalanas shpresonte që të rikthente në shtëpi legjendën e klubit, por nuk do të ndodhë edhe për pak kohë. Abidal u mundua që ta bindte të afrohej para se të nënshkruante me Setien, por Xavi nuk e pranoi një mundësi e tillë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport firma rinovim xavi firma rinovim xavi

Sondazh

Poll