Sport

“Arsyeja pse Hakimi shkoi tek Interi është Zinedine Zidane”

5 Korrik 2020, 12:22 Nga DOSJA
“Arsyeja pse Hakimi shkoi tek Interi është Zinedine

Achraf Hakimi mund të rikthehej te Real Madrid, por vendosi të mos e bënte. Arsyen e ka zbuluar agjenti i tij, Alejando Camano, i cili ka folur për gazetën marokene “Al Mountakhab”.

Sipas tij, arsyeja është trajneri Zinedine Zidane, i cili nuk besonte te mbrojtësi maroken dhe nuk do i garantonte kurrsesi një vend titullari. “Zidane ishte arsyeja se pse Hakimi vendosi të largohej nga Reali. Ai kurrë nuk do taa konsideronte një lojtar të denjë. Reali ka yje si Dani Carvajal dhe është e vështirë për t’ia zënë vendin”, ka thënë Camano.

“Trajneri Antonio Conte kishte një rol thelbësor në vendimin tonë. Ai kishte kontakte të vazhdueshme me ne dhe na ka treguar projektin e tij për Hakimin. Kur një si Conte të dëshiron në ekip, atëherë tregon se të ka në plane”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte hakimi zidane conte hakimi zidane

Sondazh

Poll