Sport

Kush e fiton Championsin? Klopp sheh dy skuadra super favorite për trofeun

5 Korrik 2020, 13:46 Nga DOSJA
Kush e fiton Championsin? Klopp sheh dy skuadra super favorite për trofeun

Jurgen Klopp këtë vit nuk ka shans ta fitojë Champions League, sepse Liverpool i tij është eliminuar nga Atletico Madrid, por ka dy skuadra që i sheh si favorite.

Trajneri gjerman nuk ka zili askënd dhe ka shfaqur hapur simpatinë për skuadrat që sheh më të fortat e momentit, Bayern dhe Manchester City. “Për mua, dy favoritët që kanë mbetur në garë janë Bayern dhe Manchester City. Do të ishte një finale emocionuese e këtyre dy skuadrave”, është shprehur Klopp, kampion Anglie me “Të kuqtë” (pas 30 vitesh).

“Bayerni ka bërë një sezon fantastik, para dhe pas pandemisë. Pasi Flick u ul në stolin e ekipit, loja e tyre ka qenë me të vërtet mbresëlënëse. Sipas meje, bavarezët dhe Manchester City janë kandidatët kryesorë. Mund të ketë ndonjë skuadër të aftë për të arritur finalen, por jo sa këto të dyja”, – ka shtuar Klopp.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league favoritet klopp champions league favoritet klopp

Sondazh

Poll