Sport

Jo vetëm dopietë, Bayern vendos edhe një rekord absolut me fitoren në Kupë

5 Korrik 2020, 09:40 Nga DOSJA
Jo vetëm dopietë, Bayern vendos edhe një rekord absolut me

Bayern dje fitoi 4-2 në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen. Skuadra bavareze ka fituar dopietën dhe po bëhet gati që në gusht të kompletojë tripletën duke fituar Champions League.

Lojtarët e trajnerit Hansi Flick kanë vendosur një rekord historik në futbollin gjerman. Ata kanë 17 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, duke kaluar pikërisht Bayer Leverkusenin e vitit 1978. “Aspirinat” kishin 16 fitore radhazi asokohe.

Nëse vazhdojnë ecurinë pozitive në Champions League, bavarezët mund ta vijojnë më tej këtë ecuri pozitive, duke e bërë këtë rekord të pathyeshëm. Ata janë në super formë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern flick rekord bayern flick rekord

Sondazh

Poll