Sport

Serie A, Milan shkëlqen në Olimpico dhe mposht me lehtësi Lazion

4 Korrik 2020, 21:40 Nga DOSJA
Serie A, Milan shkëlqen në Olimpico dhe mposht me lehtësi Lazion

Milan ka marrë një fitore befasuese 3-0 në shtëpinë e Lazio-s në javën e 30-të të Serisë A.

Një rezultat që ka kthyer përkohësisht Milan-in në zonën europiane të klasifikimit dhe që mund të ketë vendosur luftën për titull në Itali, duke parë se Lazio tani është shtatë pikë larg Juventus-it kryesues.

Bardhekaltrit janë paraqitur në këtë sfidë me shumë mungesa, mes të cilave ka qenë edhe ajo e Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i Serisë A me 29 gola që sot ka qenë i skualifikuar.

Kuqezinjtë e kanë mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë falë golit magjik të Calhanoglu në minutën e 23-të dhe penalltisë së Zlatan në të 34-ën.

I pafat Strakosha, që e ka pritur goditjen e Ibrahimovic, por topi ka kaluar poshtë tij dhe ka përfunduar në rrjetë. Goli tretë i miqve ka ardhur në minutën e 59-të dhe është realizuar nga Rebic.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio milan seriea lazio milan seriea

Sondazh

Poll