Sport

Conte freskon totalisht krahët e mbrojtjes, siguron një anësor nga Premier League

5 Korrik 2020, 07:41 Nga DOSJA
Conte freskon totalisht krahët e mbrojtjes, siguron një anësor

Interi mendon për të gjitha. Pas blerjes së bujshme të Hakimit nga Real Madrid për mbi 40 mln euro, klubi zikaltër ka nisur negociatat me klubin e Chelsea për mbrojtësin e majtë Emerson Palmeiri.

25-vjeçari nuk e ka fituar besimin e trajnerit Frank Lampard dhe është gati për t’u larguar nga Londra. Conte mendon se ai i përshtatet Interit. Si ish-lojtar i Romës dhe Palermos, ai do të përshtatej mirë në Serie A.

Braziliani mund të bëhet një futbollist i rëndësishëm në Milano, aty ku krahët e mbrojtjes do të ishin super të freskët: Emerson dhe Hakimi. Do të ishte një skenar ideal për trajnerin Conte.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter merkato conte inter merkato

Sondazh

Poll